Fai clic qui per effettuare modifiche.
ZENIT është një shoqёri që operon në fushën e artit, botimeve, si dhe turizmit kulturor. Struktura “Zenit” ushtron veprimtari prej vitit 1991, me organizimin e eventeve kulturore kombinuar me turizmin, dhe më tej zgjeruar në atë të artit dhe librit. Ajo përfshin galerinë e artit dhe shtëpinë botuese me të njëjtin emër.
“Zenit Art” është pjesëmarrëse e parё e panaireve ndërkombëtare të artit bashkëkohor, si dhe nё Bienalen e Venecias pavioni fotografisё, me prezantimin e artistëve më të mirë dhe promovimin e artit shqiptar; ёshtё gjithashtu pёrfaqёsues nё festival ndёrkombёtar filmi; kurator i panairit tё parё tё artit nё Shqipёri dhe organizator i tё parёs Festё Botёrore e Muzikёs. Ekspozitat e çelura në Galerinë Zenit janë tashmë pjesë e arkivit, orientimit, tendencave dhe platformës kritike mbi artin bashkёkohor. Kurimi i tё cilave nё Zenit Art plotёsohet vijimisht me ese, trajtime e analiza gjatë dhe pas ekspozitave e ngjarjeve artistike. Ndёr kryeveprat e letёrsisё botёrore, shumica pёr herё tё parё nё shqip, njё pjesё tё rёndёsishme e pёrbёjnё botimet e kolanёs sё artit. Brenda kësaj optike tё kombinuar vijojnë edhe shkëmbime me ekspozita të artistëve të huaj nё galerinё Zenit.
Shtëpia Botuese “Zenit editions” ka mё shumё se njё dekadё qё operon nё fushёn e botimeve dhe pёrmban në katalogun e saj disa nga kryeveprat mё të spikatura tё letërsisë botёrore, njё pjesё e tё cilave të munguara mё parё në gjuhën shqipe, si Uliksi dhe Dublinasit të James Joyce, Udhëtim në fund të natës e L. F. Celine, 1984 të George Orwell, Libri i Rërës nga Borges, Amerika nga Baudrillard, Filozofia në Odën e Pasqyrave nga de Sade, Për Francën nga E. Cioran, Dashuria e parё e S. Beckett poezi Pesoa, Udhёtimet e Guliverit, Nata e njёmijёe njё netёve, Tregime Amerikane, Tregime Norvegjeze, etj. Vepra tё autorёve bashkёkohorё tё letёrsisё shqipe mbeten synimi i vyer i botimeve Zenit. Një pjesë e rëndësishme e eksperiencës që shoqëron botimet dhe kompozimet e kolanave janë edhe takimet e mbrëmjet poetike, bisedat e recensionet letrare, diskutimet mbi përkthimet, si edhe trajtimet kulturologjike me një audiencë që përfshin lexuesit, studiuesit dhe studentët e fushave të letërsisë, artit dhe filozofisë. Si dhe kombinimi nё evenimente mes fjalёs dhe imazhit, me ekspoze të formave të ndryshme tё shprehjes së artit dhe shkrimit.
Zenit is an entity that operates in the field of art and promotion, publications, as well as events and cultural tourism. In its corpus it includes the Art Gallery and the Publishing House with the same name, which have become an arena for the avanguard manifestations, through the impressive exhibitions of Albanian and foreign authors, as well as the distinguished publications of world’s masterpieces. Zenit has been present in international fairs of contemporary art, and has also curated the relations with important entities and galleries of the Western art arena and the promotion of the best Albanian artists. The emblematic exhibitions opened in the Zenit Gallery and the exposés of the literary masterpieces, many of which for the first time in Albanian, have already become part of the archive and the research critic platform on art.